10.1 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

HISTORIKE: Donjeta Sadiku siguron normën e parë olimpike për boksin kosovar

- Advertisement -

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka bërë historinë, duke triumfuar ndaj italianes Alessia Mesiano, kështu për të siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Paris 2024.

- Advertisement -

Historike për faktin se Donjeta ka siguruar normën e parë olimpike ndonjëherë për Kosovën në boks, arritje kjo shumë e kërkuar nga boksierja, e cila vuajti shumë gjatë karrierës së saj, pasi iu mohuan shumë gara për shkaqe politike.

Donjeta Sadiku po merr pjesë në turneun botëror kualifikues për Lojëra Olimpike, ku fitoi ndaj Shona Whitwell fillimisht, pastaj ndaj grekes Linardatou, duke vazhduar në çerekfinale me fitore ndaj gjermanes Ganglbauer.

- Advertisement -

Në gjysmëfinale boksierja kosovare kishte punë me italianen që u përball pranë publikut të saj, pasi turneu kualifkues po mbahet në Itali.

Sadiku triumfoi ndaj Mesianos me rezultat 3:2, duke kaluar në finale, por kjo ishte e mjaftueshme për të që të siguronte normën olimpike për në Paris 2024.

- Advertisement -

Kjo është ditë historike për Kosovën, pasi dihet që shteti ynë në Paris ka vetëm garues nga Xhudo të kualifkuar deri më tani, ndërsa tani i shtohet edhe një boksiere.

Donjeta Sadiku, fituese e disa medaljeve evropiane dhe botërore, ishte paraqitur edhe në Lojërat Olimpike të Tokios, por në atë kohë ajo kishte shkuar me ftesë dhe jo me normë olimpike, me rrugëtimin e saj që kishte përfunduar shpejt për shkak të lëndimit.

Lojërat Olimpike të Parisit mbahen në verën e këtij viti, ku Kosova do të ketë shumë garues, kryesisht në Xhudo, nga ku edhe synohen medaljet.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -