Një polic është plagosur gjatë një grabitje në një dyqan në Suharekë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka njoftuar se polici i plagosur është jashtë rrezikut përjetë dhe se ende askush nuk është arrestuar.
“Në një dyqan zejtar në Suharekë ka ndodh një grabitje, reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe sipasojë një zyrtar policor ka marrë plagë nga arma. Sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë, ende nuk është arrestuar askush.” – ka bërë të ditur Gashi./Nacionale