Gjykata vendos gjobë të majme për 36 serbët e ndaluar në Gazimestan

- Advertisement -
- Advertisement -

Policia e Kosovës, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan me 29 qershor, ka ndaluar 37 persona, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot dënimin e 36 prej tyre me gjobë prej 700 euro për secilin.

Gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, më 28 qershor, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona, me arsyetimin se ata “provokuan masën duke brohoritur parulla provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes”.

Ndërsa sot Prokuroria Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për dënim me gjobë nga 700 euro për 36 prej tyre.

Të akuzuarit janë kryesisht shtetas serbë nga Serbia dhe vende të tjera të rajonit, raporton Nacionale.

- Advertisement -

Serbët nga Kosova, Serbia dhe rajoni mblidhen tradicionalisht çdo 28 qershor në Gazimestan, afër Prishtinës, për të përkujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -