8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

‘Frikë’ për ikje të madhe të punëtorëve nga Kosova në pranverë: Nuk u vlerësuan nga pronarët e kompanive në vend

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur rreth ikjes së puntorëve nga Kosova, sidomos tani pas liberalizimit të vizave.

Ai tregon se ikja e madhe e punëtorëve do të fillojë nga muaji prill, pasi shumë punëtorë kanë shkuar dhe hulumtuar në këtë periudhë, por pjesa dërmuese kanë shkuar për të bërë marrëveshje kontraktuale.

- Advertisement -

“Ne kemi thënë se ikja e madhe do të fillojë që nga fillimi i muajit prill, pasi që shumë punëtorë në këtë periudhë kanë shkuar dhe hulumtuar tregun e punës atje, normalisht kanë shkuar edhe për vizitë tek të afërmit e tyre, por pjesa dërmuese e tyre kanë shkuar që të bëjnë marrëveshje kontraktuale me ndonjë biznes kryesisht në Gjermani dhe vende të tjera, që do të thotë ikja do të shihet dhe tregu i punës në Kosovë sigurisht do të ketë mungesë të madhe që nga fillimi i muajit prill e tutje”, tha Azemi për Gazeta Blic.

Azemi shtoi se ndërrim të vendeve të punës ka gjithëkund në botë, por në Kosovë kryesisht ka qenë arsye të pagave të ulëta, kushteve trishtuese të punës dhe moskujdesi ndaj fuqisë punëtore.

- Advertisement -

“Normalisht që ndërrim të vendeve të punës ka gjithëkund në botë, por kryesisht ata shkojnë për paga më të mëdha dhe kushte më të mira, por në Kosovë kryesisht ka qenë paga, sepse dihet që edhe në këto momente keni punëtorë që e marrin pagën prej 250 euro dhe kushtet e punës kanë qenë jashtëzakonisht trishtuese. Nuk është kujdesur askush për fuqinë punëtore që të kenë një mirëqenie më të mirë dhe vetëm kanë menduar pronarët e kompanive që neve duhet me na dhanë vetëm sa dojnë ata dhe ne kemi qenë të obliguar të punojmë”, vazhdoi tutje me deklaratën e tij.

Azemi tutje thotë se ata kanë bërë thirrje për ngritje të pagës minimale, dhe ajo të jetë garantuese që pronarët e kompanive të trajtojnë punëtorët në gjendje më të mirë, dhe se të gjithë jemi fajtorë për gjendjen që kemi sot.

“Ne kemi thirrë që të bëjnë ngritjen e pagës minimale dhe ajo të jetë garantuese që pronarët e kompanive t’i trajtojnë këta punëtorë në gjendje ma të mirë, këtë nuk e kemi pa dhe realishtë që të gjithë jemi fajtorë për gjendjen çfare e kemi, por në veçanti tani me faturë kanë për të paguar vet pronarët e kompanive”, u shpreh Azemi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -