Fejzullahu del me dokumente: Komuna e Skenderajt po bën hajni me paranë publike

- Advertisement -
- Advertisement -

Gazetari nga Skenderaj, Alban Fejzullahu, ka ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të parasë publike në Komunën e Skenderajt, duke publikuar edhe dokumente që, sipas tij, dëshmojnë dallime të mëdha mes çmimeve të tregut dhe atyre që paguhen nga komuna për furnizime bazë ushqimore.

Fejzullahu thekson se në kontrata të tilla publike, çmimet do të duhej të ishin më të ulëta se ato të tregut, ndërsa në këtë rast po ndodh e kundërta, çka ngre dyshime për hajni dhe keqmenaxhim.

Sipas fakteve të publikuara, Komuna e Skenderajt paguan 1.98 euro për një byrek që në furrat lokale shitet 1.20 euro, 50 cent për popkek që në markete kushton rreth 30 cent, si dhe 3.50 euro për kilogram domate, ndërkohë që për kontrata të ngjashme Komuna e Prishtinës i blen rreth 1 euro.

Po ashtu, buka blihet nga komuna me 65 cent ndonëse në furrat lokale kushton 50 cent, Vipa Çips me 1.75 euro kur në treg nuk i kalon 1.30 euro, ndërsa ajvari paguhet 5.50 euro, përkundër çmimit mesatar rreth 4 euro. Këto dallime, sipas Fejzullahut, përbëjnë bazë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë dhe të hetojë rastin./kosovaime.tv

Postimi i plotë:

Allooo, prokuroria: që faktet që dikush po vjedh në Skenderaj.

- Advertisement -

Kontrata e nënshkruar para pak ditësh nga Komuna e Skenderajt tregon qartë se qysh po bëhet hajnia me paranë publike. Në raste të tilla, çmimet do të duhej të ishin më të ulëta se ato të tregut, e jo më të shtrenjta.

Që fakte:

1. Në Skenderaj, aktualisht tek furra “Lindi”, byreku shitet me 1 euro e 20 cent, ndërsa Komuna e Skenderajt për një byrek me mish ose djathë paguan 1 euro e 98 cent.

2. Popkeku në marketet e Skenderajt shitet mesatarisht 30 cent, ndërsa komuna e blen me 50 cent.

3 Nëse për të njëjtën lloj kontrate Komuna e Prishtinës furnizohet me domate për rreth 1 euro për kilogram, Komuna e Skenderajt i paguan ato 3 euro e 50 cent.

4. Buka në furrat e Skenderajt kushton 50 cent, ndërsa komuna e blen me 65 cent.

5. Vipa Çips nuk kushton mbi 1 euro e 30 cent, por Komuna e Skenderajt e blen me 1 euro e 75 cent.

6. Ajvari mesatarisht kushton rreth 4 euro, ndërsa Komuna e Skenderajt e paguan 5 euro e 50 cent.

Screenshot
Screenshot
Screenshot
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -