Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në takime me gazetarë ka thënë se kryeministri Kurti i ka dy ditë afat që të përgjigjet në kërkesat e tyre.
“Kryeministri i ka dy ditë afat që të përgjigjet në kërkesat tona. Të premten edhe unë edhe Lajcak do të raportojmë nëse ka pasur përparim apo jo”, ka thënë Escobar për media.
Kësisoj, sipas tij, kryeministri Kurti obligohet që deri ditën e premte të deklarohet në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në veri, dhe se nuk iu ka dhënë as datë e as udhërrëfyes.
Po ashtu, Escobar ka deklaruar se Ohri nuk ka plan B, dhe se duhet të zbatohet marrëveshja.
