Isuf Zogaj është dënuar me 19 vjet burgim. Kjo pasi ai në shtator të vitit të kaluar e kishte vrarë me armë zjarri kolegun e tij të punës Avni Basha.
Aktgjykimi u shpall këtë të enjte në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Sipas Aktakuzës Zogaj e kishte qëlluar mbi pesë herë me armë zjarri në kokë kolegun e tij të punës, Avni Basha. Krejt kjo pas një mosmarrëveshje të mëhershme.
Çka kishte ndodhur në pompën e derivateve?
Në afërsi të një pompe derivatesh, në rrugën Banjë-Bellanicë, në orën 07:00 të mëngjeist u krye një vrasje.
Dyshimet e para janë se në këtë rast tragjik janë të përfshirë dy persona të cilët kanë qenë koleg të punës. Isuf Zogaj dyshohet ta ketë vrarë me armë zjarri shokun e tij, Isuf Zogajn.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ekipi mjekësor i Emergjencës, konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, kishte deklaruar për Nacionalen Elezaj.
Ndërkohë i dyshuari ishte dorëzuar në stacion policor, ku është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit tashmë është dërguar në mbajtje.
Deri te rasti tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth punës. Ekipi i Nacionales kishte qëndruar në vendin e ngjarjes.
Xhaxhai i viktimës në një deklaratë për media ka thënë se viktima dhe dorasi kanë qenë për kohë të gjatë duke punuar bashkë. Megjithatë, si ka ardhur deri te vrasja ai ka thënë se s’di asgjë.
“Për rasti nuk dijmë kurgjo, nuk na ka tregu kërkush. Jo nuk di se kam qenë në punë më kanë lajmëru, kamshkuar në Malishevë. Nuk e kam parë, e kanë dërguar trupin në Prishtinë”, tha xhaxhai i Avni Bashës.
“Me të ka punu shumë moti me qat vrasësin, shumë moti. Edhe unë atë person e njoh. Keq, nuk di që kanë pas najëherë. Edhe Avnia nuk ka thënë kurrë që mos është keq me dikënd se kish tregu te shtëpia. Me kanë keq nuk ish dalë, nuk ish shku në punë”, deklaroi më tutje.
“Djalë më të mirë zor u kanë me gjet, s’ka pas problem me njeri të gjallë. I ka lënë tre fëmijë. Dy bineq, edhe një më të vogël”, tha xhaxhai i viktimës.
Pas aktit, i dyshuari ka shkuar në shtëpi ku ka njoftuar vëllain për vrasjen dhe citohet t’i ketë thënë “runi fëmijët”.
Nacionale kishte qëndruar gjithashtu edhe te familja e vitkimës në fshatin Vraniq.
I ndjeri kishte lënë pas vetes tre fëmijë.
Për disa orë me radhë trupi i viktimës kishte qëndruar në vendin e ngjarjes, kjo derisa janë kryer të gjitha hetimet dhe ekzaminimet në vendin e ngjarjes.
Disa persona që e kanë njohur të ndjerin kanë deklaruar se ai ka qenë person punëtor dhe joproblematik./Nacionale