Dyshimet për kurdisje të tenderit në Komunën e Skenderajt, Eksperti i OSHP’së rekomandon korigjimin e dosjes në tenderin 300 mijë eurosh të Komunës së Skenderajt

- Advertisement -
- Advertisement -

Komuna e Skenderajt është duke zhvilluar aktivitetin e prokuritimit “Mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit brenda territorit të Komunës së Skenderajt”, e cili ka vlerën e parashikuar 300 mijë euro. Por, kriteret që janë vendosur në thirrje janë favorizuese për një kompani të caktuar ose diskriminuese për një tjetër, raporton portali rajoni.org.

Menjëherë pasi është hapur kjo thirrje, në zyrën e prokurimit të Komunës së Skenderaj ku ka parashtruar kërkesë për Rishqyrtim operatori ekonomik “As Termo”, duke konsideruar që është shkelur Ligji i Prokurimit Publik në kriteret e vendosura për këtë tender. Konkretisht ka konsideruar që janë vendosur disa kritere që diskriminojnë kompani të caktuara dhe favorizojnë një apo të tjera, dhe është kërkuar që ato të ndryshohen. Të gjitha pretendimet e kësaj kompanie prokurimi i Skenderajt i ka hedhur poshtë si të pa bazuara.

Më pas kompania ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke konsideruar se janë shkelur një sërë nenesh të LPP-së në vendosjen e kritereve për këtë procedurë.

OSHP-ja me datë 26 qershor e ka autorizuar eksperten e saj, Azize Krasniqi për të shoshitur pretendimet e kompanisë ankuese dhe më datë 6 korrik e ka përfunduar raportin në rekomandimin e të cilit shkruan se ‘Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, AK të bëjë përmirësimet në dosje të tenderit dhe të zgjasë afatin për ofertim”, përcjell portali rajoni.org .

Por, cilat ishin kriteret në kundërshtim më ligjin që i vendosi Komuna e Skenderajt?

- Advertisement -

1. Kriteri për mjetet likuide financiare (200,000.00 €)

Eksperti shqyrtues ka konstatuar se kërkesa për disponimin e mjeteve likuide financiare në vlerë prej 200,000.00 euro ose qasje në kredi përbën kriter të kapacitetit ekonomik dhe financiar sipas nenit 68 të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP), ndërsa Autoriteti Kontraktues e ka vendosur gabimisht këtë kërkesë në seksionin që trajton kapacitetin teknik dhe profesional.

Gjithashtu, eksperti ka vlerësuar se, duke qenë se aktiviteti i prokurimit është kontratë kornizë dhe realizimi i shërbimeve bëhet sipas nevojave të Autoritetit Kontraktues gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës, Autoriteti Kontraktues nuk ka paraqitur analizë apo arsyetim të mjaftueshëm që dëshmon proporcionalitetin e kërkesës për mjete likuide në raport me objektin dhe mënyrën e realizimit të kontratës, shkruan rajoni.org.

Për këtë arsye, pretendimi ankimor nr. 1 është vlerësuar si pjesërisht i bazuar.

2. Kriteret lidhur me stafin profesional

Eksperti shqyrtues ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues ka kërkuar që Inxhinieri i Infrastrukturës Rrugore (Transport) ose i Ndërtimtarisë – drejtimi Konstruktiv të jetë i certifikuar si instruktor në vendin e punës, si dhe ka kërkuar angazhimin paralel të një Inxhinieri të Komunikacionit.

Sipas ekspertit, Autoriteti Kontraktues nuk ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm për domosdoshmërinë e certifikimit si instruktor, ndërsa nuk ka argumentuar nevojën që, përveç Inxhinierit të Infrastrukturës Rrugore, të kërkohet njëkohësisht edhe Inxhinieri i Komunikacionit.

Për rrjedhojë, pretendimi ankimor nr. 2 është vlerësuar si pjesërisht i bazuar.

3. Kriteret lidhur me pajisjet dhe mekanizimin

Eksperti shqyrtues ka vlerësuar se Autoriteti Kontraktues ka të drejtë diskrecionale të përcaktojë pajisjet dhe mekanizmat e nevojshëm për realizimin e kontratës.

Megjithatë, për disa nga karakteristikat minimale teknike të kërkuara për pajisjet, Autoriteti Kontraktues nuk ka paraqitur analizë apo arsyetim konkret që dëshmon domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e tyre në raport me objektin e kontratës, veçanërisht sa i përket kufizimeve mbi kapacitetet minimale të disa pajisjeve.

Për këtë arsye, pretendimi ankimor nr. 3 është vlerësuar si pjesërisht i bazuar.

Screenshot
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -