5 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

Drejtori i Caritasit: Restoranti në Ferizaj nuk më shërbeu për shkak të bindjeve fetare; pronarja i kërkon falje publikisht

- Advertisement -

Pronarja e restorantit që nuk i shërbeu drejtorit të organizatës Caritasit, Alfred Pjetrit, është shprehur që dëshiron t’i kërkoj falje.

- Advertisement -

E pyetur nga gazetarja, Jehona Gashi se a nuk shërbehet gjatë muajit të Ramazanit në restorantet e tyre, pronarja është shprehur se disa lokale nuk punojnë deri në kohën e Iftarit.

“Frekuentimi i madh, besimi i stafit në fe, e kemi gjetur një mes se si të menaxhojmë orarin e punës”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Ndryshe, Alfred Pjetri, Drejtor Ekzekutiv i ‘Caristas Kosova‘ në Ferizaj ka kërkuar reagim nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatori, për shkak se i njëjti nuk është shërbyer në një biznes në Ferizaj për shkak të muajit të Ramazanit.

Pjetri, i cili i bërë të ditura veprimet diskriminuese të një biznesi tek qendra ‘Village’ në Ferizaj ka deklaruar se është ndjerë i diskriminuar për shkak se nuk është lejuar të shërbehet brenda në restorant.

Ai ka thënë se i është mohuar shërbimi vetëm për shkak të bindjeve të tij fetare, gjë që e ka hasur shumë dëshpëruese për shkak të tolerancës fetare në Kosovë.

- Advertisement -

“Jam thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga trajtimi diskriminues që kam hasur sot në një restorant tek ‘Village’ në Ferizaj kur refuzuan të na shërbenin ushqim brenda restorantit për shkak të ramazanit duke këmbëngulur se mund të hanim vetëm jashtë. Nuk e mbaj në mend të jem ndier kështu I pa respektuar. Askujt nuk duhet t’i mohohet shërbimi bazuar në bindjet e tij fetare. Është dëshpëruese të shohësh një intolerance të tillë në një shoqëri të supozuar gjithëpërfshirëse”, ka thënë Pjetri në postimin e tij.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -