Xhudistja Distria Krasniqi vazhdon ta ngrit Kosovën lartë më lartë, ku ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Kroaci.
Krasniqi mposhti në gjysmëfinale spanjollen Soler Toro, e tani i mbetet të luftojë për medaljen e artë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kosovarja e rrëzoi spanjollen për të marrë një pikë në fillim, duke e vendosur në presion kundërshtaren, e cila bëri tre gabime andaj edhe u diskualifikua.
Përndryshe, Krasniqi në finale do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Giuffrida – Pupp.
Kujtojmë, Flaka Loxha gjithashtu garoi të enjten në këtë Kampionat Evropian por pësoi humbje në raundin e dytë.