24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Dejona Mihali merret në pyetje në Speciale, dyshohet për korrupsion

- Advertisement -

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale të premten.

Ajo do të merret në pyetje për dy raste të korrupsionit.

- Advertisement -

Mihali, konkretisht është ftuar të merret në pyetje për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe kryeshefit aktual të Ujësjellësit të Mitrovicës, Faruk Mujka. Të dy këto raste janë nën hetim nga Specialja.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi ndodhet nën hetime për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, në një rast që ndërlidhet me dyshimet për dallaveret me tenderë publikë. Në muajin gusht, ndaj Krasniqit është ngritur një aktakuzë për një rast tjetër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ai rast ka të bëjë me shit-blerjen e energjisë./Nacionale

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -