Bastisjet në Prizren, ndalohet djali i Nait Hasanit

- Advertisement -
- Advertisement -

Art Hasani, djali i Nait Hasanit, dyshohet se është në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër keqpërdorimit të votave.

Hasani është ndaluar të premten me urdhër të Prokurorisë, raporton Sinjali bazuar në burime brenda Prokurorisë.

Paparaci merr vesh se djali i ish-deputetit dyshohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Siç raportoi Paparaci mëngjesin e të premtes, Prokuroria kreu bastisje në disa lokacione në Prizren lidhur me keqpërdorimet në zgjedhje.

Rreth 100 persona dyshohet se janë arrestuar për shkak të mashtrimeve zgjedhore, i thanë burimet Paparacit.

- Advertisement -

Burimet thanë se arrestimet në shkallë të gjerë kanë nxjerrë në pah një sfidë institucionale: mungesën e hapësirave në burgje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) e ka njoftuar Prokurorinë e Prizrenit se aktualisht nuk ka vend të mjaftueshëm për sistemimin e rreth 100 të ndaluarve. Dy institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm për të gjetur një zgjidhje, thanë burimet.

Arrestimet në Prizren ndërlidhen me keqpërdorimin e votave të kandidatëve për deputet, në mesin e të cilëve ishte edhe Nait Hasani.

Aktualisht, me procesin e rinumërimit të votave në vazhdim, Nait Hasani rezulton të jetë kandidati i dytë me më së shumti vota të hequra në zgjedhje. Hasanit i janë hequr rreth tre mijë vota pas rinumërimit të pjesshëm në nivel vendi.

Rinumërimi ka mbaruar në 19 komuna, derisa procesi është duke vazhduar në 19 komuna të tjera. /Paparaci.com

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -