Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.
Çka do të thotë statuti i anëtar të asocuar?
Anëtarët e asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s gëzojnë jo edhe privilegje të pakta, por që megjithatë nuk kanë të drejtë të plota votimi.
Anëtarët e asocuar mund të marrin pjesë thuajse në të gjitha mbledhjet e komisoneve, nënkomisioneve dhe seancat parlamentare.
Megjithatë, ndryshe nga anëtarët e plotë të NATO-s, anëtarët e asociuar si Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk kanë të drejtë vote në raporte, rezoluta apo pozita udhëheqëse brenda Asamblesë.
Gjithashtu, nuk kontribuojnë financiarisht në buxhetin e Asamblesë.
Pavarësisht këtyre kufizimeve, anëtarësimi i asociuar u ofron këtyre vendeve mundësi të vlefshme për dialog dhe partneritet me vendet anëtare të NATO-s. U lejon atyre të krijojnë marrëdhënie me ligjvënës nga vendet e NATO-s, duke nxitur besimin dhe bashkëpunimin për çështjet e sigurisë.
Për më tepër, anëtarësimi i asociuar mund të shërbejë si një hap për vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë të plotë të NATO-s. Kjo u jep atyre qmundësinë për t’u njohur me strukturat, procedurat dhe vlerat e NATO-s duke shfaqur përkushtimin e tyre për sigurinë kolektive.
Pjesëmarrja në Asamblenë Parlamentare të NATO-s rrit dukshmërinë ndërkombëtare të anëtarëve të asociuar, duke u mundësuar atyre të promovojnë në mënyrë efektive interesat e tyre të sigurisë dhe pozicionet globale.
Ndonëse anëtarët e asociuar nuk kanë të drejta të plota votimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ata ende luajnë një rol vendimtar në pasurimin e aktiviteteve të Asamblesë nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, shkëmbimit të ekspertizës dhe ndikimit në diskutime.
