Pak më parë u njoftuar se një grua ka vdekur si pasojë e goditjeve me armë të zjarrit. Në këtë rast, që ka ndodhur në qendrën sociale në Ferizaj, ka mbetur i plagosur edhe një burrë.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
“Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj.
I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.
Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit” – ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për Express.