10 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

Arrestohen Naim Murseli dhe i dyshuari për vrasjen e Liridona Murselit

- Advertisement -

Liridona Murseli u vra të mërkurën pas një grabitje të armatosur, derisa po udhëtonte me veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit, dhe dy fëmijët e tyre.

- Advertisement -

Nacionale ka mësuar se të arrestuarit janë vrasësi, dhe vet Naim Murseli.

Burimet tona kanë bërë me dije se Policia fillimisht ka arrestuar vrasësin, i cili më pas ka treguar se Murseli porositi vrasjen e saj.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se sot janë arrestuar dy persona si të dyshuar për lidhje me rastin.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.” – ka thënë ajo.

Veç kësaj, Policia ka konfirmuar se po vazhdojnë bastisjet në dy lokacione në Gjakovë, prej ku vjen Murseli.

- Advertisement -

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.” – ka thënë Ahmeti.

Si ndodhi rasti?
Të mërkurën, u konfirmua se bëhet fjalë për një vrasje me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi” në kryeqytet. Rasti ndodhi rreth orës 20:00.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.” – konfirmoi zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ndërkohë, Gazeta Sinjali kishte raportuar se “rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën me veturë disa grabitës, të cilët i plaçkitën”.

“Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.” – shkruante ky medium.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -