Arianit Koci me paralajmërim për qytetarët që udhëtojnë në Serbi

- Advertisement -
- Advertisement -

Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë nëpër Serbi të kenë kujdes me përmbajtjet që kanë publikuar në rrjetet sociale, forume apo platforma të tjera publike. Sipas tij, postimet që mund të konsiderohen fyese, kërcënuese ose që interpretohen si nxitje e urrejtjes mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe.

Ai thekson se, varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet në Serbi, udhëtarët mund të ndalohen për verifikim, të intervistohen dhe, nëse autoritetet vlerësojnë se ekziston bazë ligjore, të përballen edhe me procedura penale ose për kundërvajtje. Për këtë arsye, Koci u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm para se të kalojnë tranzit ose të qëndrojnë në Serbi.

Postimi i plotë

Për ata që udhëtojnë nëpër Serbi.

Nëse kaloni tranzit ose qëndroni në Serbi, keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike.

- Advertisement -

Në disa raste, përmbajtje të tilla mund të jenë objekt i interesimit të autoriteteve serbe.

Varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet, mund të ndaloheni, të intervistoheni dhe, nëse sipas legjislacionit të tyre ekziston bazë ligjore, të procedoheni penalisht ose për kundërvajtje.
P.S.
Ju lutem, shpërndajeni!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -