8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Njohja e Kosovës çështje kohe

- Advertisement -

“Njohja e Kosovës është çështje kohe”, kështu u shpreh ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i cili u shpreh se asgjë nuk është e pamundur, por theksoi se më tepër janë të përqënduar sesi mund të dalin nga zjarri i luftës.Sipas tij çështje e njohjes së Kosovës është më tepër me karakter politik, ku ‘duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme’.

- Advertisement -

News24: A mendoni se Ukraina duhet ta njohë Kosovën tani?

Volodymyr Shkurov: Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë këtë ndihmë. Kjo çështje është ne axhende. Ukraina sot më shumë po mendon si do dalë nga zjarri i luftës dhe çështja e njohjes së Kosovës ka më tepër karakter politik, ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme.

- Advertisement -

Unë kam qenë në samitin e datës 29. Një samit kushtuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti u bashkua online. Më shumë se gjysma e fjalimit ka qenë kushtuar Ukrainës dhe gjysma tjetër ishte kushtuar samitit të datës 29. Në samitin e datës 28 kam folur me Presidenten e Kosovës, edhe si diplomat dhe si njeri kam patur përshtypjet nga solidariteti i përzemërt i cili vërtet ekziston. Eksiton një perceptim në teologji, që mund të kufizohet si realizimi i kohës. Mendoj që çështje e Kosovës është në këtë prizëm. Nuk ka asgjë të pamundur, thjesht ekziston si çështje kohe, çështje kohe aktualisht

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -