Shqipëria është kualifikuar e para për në finalen e madhe të Eurovisionit që pritet të mbahet të shtunën.
Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në gjysmë finalen e dytë të Eurovizionit në skenën e Liverpool-it.
Përfomanca e Albinës dhe familjes Kelmendi ishte një ndër përfomancat më të pëlqyera sonte në Eurovision.
Më këngën e tyre “Duje”, ata morën shumë duartrokitje dhe brohorima.
Edhe pse Shqipëria u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 përformanca në total, ata u kualifikuan të parët për në finale.
Ndër të tjera, në momentin kur Albina dhe familja e saj përfunduan përformancën, faqja zyrtare e Eurovision Song Contest ka publikuar një pjesë të këngës në Facebook.
Në këtë postim kënga “Duje” mori menjëherë shumë pëlqime dhe shpërndarje.

