AAK siguron 8 ulëse, ja kush mbetet jashtë Kuvendit dhe kush përfiton nëse Gjini e Haradinaj heqin dorë nga mandati

- Advertisement -
- Advertisement -

Me numërimin e 85.39 për qind të votave për deputetë, partia e Ramush Haradinaj ka siguruar tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve aktuale që mund të ndryshojnë pas numërimit të votave të përgjithshme, mandatet i kanë siguruar: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.

Megjithatë, përbërja e grupit parlamentar mund të ndryshojë nëse Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj vendosin ta dorëzojnë mandatin e deputetit.

Në këtë rast, bazuar në votat aktuale, mandatet do t’i merrnin Burim Ramadani dhe Agim Çeku, të cilët do të futeshin në Kuvend si zëvendësues të mundshëm në listën e koalicionit.

Rezultatet mbeten ende jo përfundimtare dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të numërimit të votave.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -