A mendon me kriju famiIje’, Zanfina i përgjigjet ndjekësit

- Advertisement -
- Advertisement -

Zanfina Ismaili, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet sinqerisht disa prej pyetjeve më pikante të fansave, duke zbuluar detaje si nga jeta e saj private, ashtu edhe nga ajo profesionale.

Një nga ndjekësit e ka pyetur drejtpërdrejt artisten nëse mendon të krijojë familje tani që është ende e re. Për t’i kthyer përgjigje, Zanfina ka publikuar një thënie në gjuhën angleze:

“Duhet një person i fortë për të qëndruar single në një botë që është mësuar të mjaftohet me çfarëdo gjëje, vetëm për të thënë se kanë diçka”.

Ky mesazh nënkupton qartë se ajo më shumë preferon të qëndrojë vetëm, sesa të bëjë kompromise me lumturinë e saj, ashtu siç po bëjnë shumë njerëz rreth nesh sot.

- Advertisement -

Përtej mesazhit serioz, këngëtarja nuk ka ngurruar të shtojë edhe një dozë të mirë humori duke shkruar: “Ndërkohë edhe po pres hajmalia të jap efekt”, duke treguar se e merr me mjaft sportivitet statusin e saj aktual.

Megjithatë, pyetjet nuk u ndalën vetëm te jeta sentimentale. Një tjetër ndjekës i shprehu mallin duke e pyetur: “”A nuk do të merresh më me muzikë asnjëherë? Na mungon, të don Kumanova!” Ky mesazh nostalgjik ka marrë një përgjigje mjaft të prerë nga ajo.

Zanfina ka shuar çdo shpresë për një rikthim të mundshëm në skenë, duke u përgjigjur shkurt dhe qartë: “Jo, me muzikë e kom kry në 2017-tën”, shoqëruar me një emoji të shenjës së paqes. Me këtë deklaratë, ajo ka konfirmuar se kapitulli i muzikës për të ka përfunduar përfundimisht që para pothuajse një dekade, duke mbetur vetëm një kujtim i bukur për publikun që ende e çmon. /Prive By Liberta Spahiu

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -