5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

72 orëshi i Vuçiqit, a janë këto “masat serioze” për Kosovën që i zbuloi ambasadori serb

- Advertisement -

Ambasadori i Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, dje është takuar me kreun e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, me të cilin kanë biseduar edhe për Kosovën.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të Parlamentit të Malit të Zi, Rodiq e ka njoftuar krye kuvendarin malazez për “sjelljen diskriminuese të një politike të pakuptimtë që po zbatohet kundër serbëve në veri të Kosovës”.

- Advertisement -

Rodiq gjithashtu ka pasur kritikë për BE-në, duke thënë se “po lejon që diçka e tillë të ndodhë”, shkruan Gazeta Express.

“Ambasadori posaçërisht theksoi se i vetmi synim që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z.Albin Kurti është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

- Advertisement -

Rodiq përgjatë këtij takimi ka prezantuar edhe qëndrimin e Serbisë, ku ka dhënë disa pika për atë se si duhet të zgjidhet “kriza në Veri të Kosovës’.

Rodiq si kërkesë të parë ka listuar organizimin e zgjedhjeve lokale në Veri të Republikës së Kosovës, meqë sipas tij “detyrën e ushtrojnë individë që s’kanë bazë vullnetin e qytetarëve”.

Kërkesë e dytë është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

Pikë e tretë e kërkesës së Serbisë është lirimi i të gjithë personave “të burgosur për arsye politike”, meqë siç pretendon Rodiq, njëherë ndodh arrestimi dhe vetëm më pas ngritët aktakuza.

Kërkesa e katërt është heqja e masës së sigurisë nëpër pikat kufitare për produktet që hyjnë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Rodiq është ankuar që tash e 14 muaj është në fuqi kjo ndalesë dhe ka kritikuar BE-në që s’po bën asgjë për ta zgjidhur këtë problem./Gazeta Express/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -