-1.1 C
Pristina
19 Janar, 2021 - 16:52

“Zyrtarisht në dimër” Ikin reshjet dhe përmbytjet, nga e mërkura vijnë ‘ngricat’

- Advertisement -

Meteorologu Hakil Osmani nga MeteoAlb mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora tregoi se kjo javë pritet të jetë me një mot të ftohtë duke sjellë reshje dëbore në disa zona të vendit.


Osmani tha se duke filluar nga dita e sotme reshjet e shiut do të pakësohen duke i lënë vendin kështu motit të ftohtë dhe reshjeve të izoluara të dëborës kryesisht në zonat malore.

“Që nga dita e sotme në orët e mesditës pritet një përmirësim i kushteve të motit duke bërë që reshjet e shiut të dobësohen, mbeten prezente në zonat qëndrore dhe jugore të territorit shqiptar, por që do të jenë reshje në sasi shumë të pakët. E njëjta situatë vijon edhe gjatë ditës së martë ku vranësirat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu, ndërsa dita e mërkurë dhe në vijim do të sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në territorin shqiptar.

Por, kjo do të sjellë një ulje të vlerave termike të kenë një rënie të ndjeshme të tyre. Gjatë kësaj jave priten vlera deri në -10 gradë celsius në zonat malore të territorit shqiptar, gjithashtu një rënie e ndjeshme pritet edhe në zonat e ultësirës perëndimore ku pritet që të kemi edhe vlera termike nën zero gradë celsius edhe në zonat e ultësirës perëndimore. Po ashtu edhe temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 8 ose 9 gradë celsius gjatë kësaj jave”

Duke filuar nga dita e mërkurë sipas Osmanit do të kemi një mot të qëndrueshëm dhe fundjava do të mbetet me vlera termike shumë më të ulëta nga sa duhet të ishin në muajin janar.

“Nga dita e mërkurë dhe në vijim presim një mot të qëndrueshëm, por që do të jetë një mot i ftohtë si pasojë e prezencës së dukshme të lagështirës ku herë pas here do të kemi edhe reshje të borës ku mund të rrezikohen edhe disa zona në ultësirën perëndimore. Fundjava mbetet me vlera termike shumë të ulëta se sa duhet të ishin në muajin janar, kryesisht do të jetë me mot të kthjellët”

Të fundit

Të tjera nga rubrika