13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Zyrtare, një komandant i UÇK-së, bëhet Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Talat Xhaferi taahmë edhebzyrtarisht është kryeministër i Maqedonisë. Kjo pasi Kuvendi i këtij shteti e votoi duke i dhënë besimin ta udhëheqë ekzekutivin e këtij vendi.

- Advertisement -

Xhaferi, lindi më 15 prill 1962 në fshatin Forinë afër Gostivarit, Maqedoni. Ai ndoqi shkollën fillore në fshatin e afërt Çegranin dhe vazhdoi shkollimin e mesëm në Shkollën e Lartë Ushtarake të Beogradit. Ai studioi në Akademinë Ushtarake të Tokës Këmbësorike të Ushtrisë Popullore Jugosllave në Beograd dhe Sarajeve dhe u specializua në detyra komanduese dhe të stafit në Akademinë Ushtarake “Gjenerali Mihailo Apostolski” në Shkup.

Nga viti 1985 deri në vitin 1991 ishte një oficer i APJ-së dhe prej vitit 1992 deri në 2001 ishte oficer i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM). 

Gjatë kryengritjes së vitit 2001, në të cilën shqiptarëtne krye me Ali Ahmetin sulmuan forcat e sigurisë, Xhaferi ishte në fillim një oficer i lartë në ARM, duke komanduar trupa në kazermat e Tetovës. Më 28 prill, ditën sic njihet masakra e Vicës, ai ishte në detyrë si komandant në kazermë. Disa ditë më vonë ai u largua dhe u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), dhe u bë komandanti i saj i Brigadës 116 me nofkën e “komandant Forina”, nga vendlindja e tij. Ai u amnistua më vonë, pas marrëveshjes së Ohrit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -