fbpx
0.2 C
Pristina
E enjte, 26 Janar, 2023

Zyra e kryeministrit deklarohet pas takimit të Kurtit me Chollet: Dialogu një nga temat e diskutimit

Duhet Lexuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të mërkurën​ në, Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili sot po qëndron në Kosovë në kuadër vizitës së tij në rajon.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

- Advertisement -

“Përgjatë takimit, kryeministri Kurti e njoftoi z.Chollet me punën dhe arritjet e qeverisë në vitin që sapo lamë pas. Ai ndau me të indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë në vend, dhe nënvizoi qëllimet e përbashkëta për zhvillim dhe demokratizim. Kryeministri Kurti e falënderoi Këshilltarin e Lartë, Chollet për vizitën, komunikimin e vazhdueshëm dhe për angazhimin e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner dhe aleat i domosdoshëm i Republikës së Kosovës, u shpreh kryeministri Kurti, teksa vuri theksin te synimet e vendit për partneritet edhe më të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe integrim në NATO”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Në këtë takim është diksutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”.

“Në takim z. Chollet ishte i shoqëruar nga dërguari i posaçëm amerikan, Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtës për Politika Evropiane dhe NATO, Spencer Boyer, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Shefja e Stafit të Këshilltarit Chollet, Laura Updegrove, Ndihmësja e posaçme e Këshilltarit, Dr. Florence Akinyemi dhe Këshilltarja e Politike dhe Ekonomike në Ambasadën amerikane në Kosovë, Ralan Hill”, përmbyllet njoftimi.

- Advertisement -

Të fundit

Deputeti i Bundestagut: Vuçiq ka të drejtë kur thotë se Serbia do të përballet me pasoja nëse nuk bën marrëveshje me Kosovën

Deputeti i Bundestagut, Josip Juratovic, thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka të drejtë kur thotë se janë të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -