Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë. Ndërsa, dje gjatë ditës ka zhvilluar disa takime, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë takimit me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, Abazoviq tregoi se pati rastin që gjatë ditës ta vizitonte edhe familjen e ish-presidentit Rugova., vizitë kjo të cilën e veçoi si njërin prej takimeve me peshën të madhe.
“Pata rastin të takoj familjen e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me të vërtetë prej tanë takimeve zyrtare, ndoshta ai kishte peshë të madhe” tha Abazoviq.
E në këtë takim, përveç pritjes së ngrohtë, e cila vazhdoi gjatë gjithë takimit, familja e presidentit Ibrahim Rugova me rastin e kësaj vizite ia kanë dedikuar edhe disa rreshta me shkrim dore, kryeministrit shqiptar të Malit të Zi.
Në të ishin cituar disa fjali të shpeshta të cilat i kishte në fjalorin e tij, presidenti Rugova.
“Zoti ju ndihmoftë e ju ndriçoftë mendjen në udhëheqjen tuaj drejt proceseve integruese euroatlantike dhe me miqësi të përhershme me SHBA”, shkruhej në letër.