Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me Ishujt Faroe, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, barazim që i mjaftoi të mbyllte kampanjën kualifikuese në pozitën e parë në Grupin E.
Kuqezinjtë barazuan pa gola 0:0 me Ishujt Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Një detaj që mori vëmendjen e të gjithëve ndodhi në fillim të fraksionit të dytë, kur në tribunën lindore u shpalos një mesazh i çuditshëm.
“Zoti është shqiptar” – shkruhej në mesazhin e shpalosur në tribunë.
Ky mesazh bëri bujë të madhe dhe po komentohet në rrjetet sociale.
Sidoqoftë, “Shqiponjat” me këtë barazim siguruan pozitën e parë në Grupin E me 15 pikë. Po aq pikë ka grumbulluar edhe Çekia që siguroi tek sonte kualifikimin.