fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Zoran Vukotiq dënohet me 10 vjet burg për kryerjen e dhunës seksuaIe gjatë Iuftës në Kosovë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë shqyrtimit të ri gjyqësor përsëri ka shpallur, Zoran Vukotiqin, përgjegjës për kryerjen e KRlMlT të dhunës seksuaIe gjatë Iuftës në Kosovë, dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Pas vendimit për dënim me 10 vjet burgim për KRlMlN e dhunës seksuaIe gjatë Iuftës të marrë më 5 korrik 2021 nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër Zoran Vukotiq, për shkak të parashtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në gjykim të serishëm dhe sot Vukotiq u shpall fajtor për KRlMlN e dhunës seksuaIe gjatë Iuftës kundër viktimës shqiptare.

Sipas një kumtese të Gjykatës Themelore të Prishtinës vendimi i marrë në vitin 2021 ishte një pikë kthese për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, duke ua rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë dhe shpresën për dënimin e personave përgjegjës për KRlMET e dhunës seksuaIe gjatë Iuftës.

- Advertisement -

Kurse konfirmimi i sotëm i të njëjtit vendim e fuqizon edhe më tutje këtë besim që po ndërtohet përmes guximit të të mbijetuarve që kanë paraqitur rastet e tyre në prokurori dhe përkushtimit të institucioneve të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund procesit të vënies së drejtësisë në vend.

“Ky vendim përçon mesazhin që KRlMET e dhunës seksuale as harrohen e as falen, por pavarësisht kohës që ka kaluar dhe përpjekjeve për t’i ikur drejtësisë, ajo herët ose vonë do të arrihet dhe do të jetë e palëkundshme. Rruga e drejtësisë e cila është hapur me këtë vendim është në vazhdimësi dhe do të jetë e pandalshme dhe të gjithë presim që drejtësia të arrihet edhe për rastet e tjera në proces duke i dhënë fund pandëshkueshërisë që ka mbizotëruar deri tash” thuhet në njoftim.

Mes tjerash, në njoftim Gjykata fton institucionet relevante që të vazhdojnë ndjekjen e drejtësisë me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të mbijetuarit e dhunës seksuaIe gjatë Iuftës në Kosovë.

- Advertisement -

Të fundit

Kryeministri Kurti tregon çfarë diskutoi me Erdoganin, sjeII fotografi nga takimi në StamboII

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në takim me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan ka diskutuar për...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -