11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Zmbrapset Vuçiq, thotë se askujt “nuk do të ja japin Kosovën”, por me këtë veprim dëshmohet e kundërta

Askujt nuk do të ja japim Kosovën, as një pëllëmbë të atdheut tonë” ka porositur Vuçiq në ceremoninë e promovimit të klasës më të re të oficerëve të Ushtrisë së Serbisë në Beograd.

Paksa bizare shkruan “Nova.rs”, por gjithsesi është për t`u menduar, kur ai thotë ashtu ndërkohë në ceremoninë e njëjtë në këngën e kënduar u heq teksti “ Kosova është shpirti i Serbisë”.

- Advertisement -

Ceremonia e promovimit u zhvillua para Kuvendit të Serbisë, ku u graduan 135 kadetë dhe kadete nga Akademia e Fakultetit të Mjekësisë, ku më të mirët u shpërblyen me revole me dedikim.

“Serbia nga sot është më e pasur për një gjeneratë nëntogerë, që nuk mban mend lufta dhe shpresojmë se nuk do ketë as në gjeneratat e ardhshme, ajo nuk përjetoi të shkuarën, por ka detyrë në paqe sikurse në luftë” tha Vuçiq duke uruar nëntogerët.

Vuçiq tha se nuk do jap asnjë pëllëmbë të vendit, por Kosova nuk ishte në këngën ceremoniale që këndohet në këto raste. Ajo që mungoi nga teksti i këngës së zakonshme ishte pjesa e vargjeve se “Kosova është shpirti i Serbisë” shkruan “Nova”.

- Advertisement -

“Përjetësisht të kujtojmë arritjet e divizionit të nderit, andaj të gjithë të klithim ‘Kosova është shpirti i Serbisë’ janë vargjet e këngës origjinale, por dje u këndua ndryshe:

“Përjetësisht të kujtojmë arritjet e divizionit të nderit, që përjetësisht të festojmë dhe nderojmë të gjithë heronjtë e Serbisë sonë” ka kënduar solistja Katarina Bozhiç, shkruan “Nova”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -