Një tjetër imazh tronditës i momentit të tërmetit është shfaqur së fundmi në mediat turke. Dy persona në Kahramanmaraş po regjistronin kur vunë re zjarrin dhe skuqjen në qiell pak çaste para tërmetit tragjik të 6 shkurtit. Një nga dy personat që ka regjistruar zjarrin në qiell ka treguar eksperiencën e tij për CNN turk.
Ata vunë re shkëlqimin anormal në qiell dhe më pas filluan të regjistrojnë atë që panë. Disa sekonda më vonë, nisën goditjet e para të tërmetit 7.7 në rajonin ku qielli u ndriçua. Dy personat që regjistruan zjarrin u larguan nga ndërtesa në panik.
Sipas përditësimeve të fundit nga ministri i Brendshëm Soylu, 50 mijë e 500 persona humbën jetën nga tërmetet në Kahramanmaraş.
Tërmetet e 6 shkurtit që tronditën Turqinë dhe Sirinë ishin tërmetet më të fuqishme që kanë ndodhur ndonjëherë në tokë, sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarët kinezë.