fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Zhvillimet në veri, si pritet të vazhdojë plani franko-gjerman për dialogun

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Pavarësisht deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq se refuzojnë planin franko-gjerman dhe braktisjes së institucioneve të Kosovës nga serbët në veri, njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, vlerësojnë se plani franko-gjerman është ende aktiv dhe në tryezë të palëve. Sipas tyre, konsultimet e nivelit më të lartë politik për të njëjtin po vazhdojnë, por Serbia mund të adresojë kushte për shkak të gjendjes në veri.

Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, thotë për KosovaPress, se në fazën aktuale, plani franko-gjerman për dialogun është opsion real për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Konsultimet e nivelit më të lartë politik në kuadër të dialogut po vazhdojnë. Plani franko-gjerman është ende aktiv dhe në tryezë të palëve. Është bërë mirë që Kosova nuk nxitojë për të kthyer përgjigje në publik, por i ka deponuar mendimet e saja tek Gjermania dhe Franca. Ende nuk dina se çka përmban ai plan, por me aq sa kemi kuptuar përmes mediave dhe burimeve të ndryshme, për këtë fazën që jemi tani mund të vlerësohet si një opsion real për të kaluar një problem që e kemi në vazhdim e sipër, duke pasur parasysh edhe rrethanat gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë”, deklaron Raci.

- Advertisement -

Më skeptik për planin franko-gjerman është njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman është ende valid, mirëpo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale dhe braktisjes së institucioneve nga serbët, i njëjti është vendosur në plan të dytë.

“Shiko sa naiv dalim në politikën e jashtme, ne merremi me targa dhe implementim të vendimit, kur nuk e kemi edhe komunitetit serb në asnjë institucion. Ne asnjëherë s’po flasim për çështje strategjike se si t’i qasemi planit franko-gjerman, po flasim tërë kohën për targa dhe si të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Kjo është një autogol i Qeverisë së Kosovës, pavarësisht si ata po mundohen të argumentojnë të drejtën ligjore. Plani gjermano-francez duhet të ketë një koordinim mes gjithë spektrit shqiptar që të jepet një përgjigje e qartë…Nëse pala kosovare ka pranuar planin, por njëjtën kohë ka marrë këtë vendim (për targa), diçka nuk po përputhet në këtë mesë. Nëse ne kemi pranuar planin, ne jemi pala fituese, por pala fituese nuk bënë probleme për me zbeh problemin…Plani nuk bie, por tashmë pala serbe ka kushte, Serbia thotë se njëherë duhet të plotësohen kushtet sepse gjendja në teren është e rrezikshme dhe t’i nuk mund të flasësh për planin derisa nuk e zgjidh çështjen në teren”, thotë ai.

Madje, Arifi shprehet kritik ndaj ekzekutivit që nuk e ka shtyrë me kohë vendimin për targat, pasi tani vlerëson se kërkesat e ShBA-së janë eksplicite.

- Advertisement -

“Tashmë jemi para aktit të kryer, kemi dy kërkesa nga komuniteti serb, po ashtu të njëjtat vijnë edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Po e shohim se ShBA-ja në mënyrë eksplicite po kërkon shfuqizimin e vendit, kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin sa më shpejt të formimit të Asociacionit”, shton Arifi.

Krerët institucional në Kosovë janë shprehur në favor të planit franko-gjerman për dialogun./kp

- Advertisement -

Të fundit

Mijëra vende pune, hapet sistemi për viza pune në ItaIi

Qeveria italiane ka përcaktuar kuotat e punëtorëve të huaj që mund të hyjnë në Itali për të punuar. Dekreti përcakton...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -