17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

‘Zhdukja e Kosovës dhe Malit të Zi’: Çfarë mesazhi po jep Milo Gjukanoviq dhe për kë?

Deklarata e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, se “Ballkani i Hapur” i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit është iniciativë e dyshimtë, e cila do të çojë në fund në zhdukjen e shteteve si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina e Maqedonia e Veriut, si dhe do të përfundojë me gjenocide tjera në Ballkan, ka nxitur shumë reagime në opinionin publik.

Së fundi për “Ballkanin e Hapur” dhe paralajmërimin e Gjukanoviqit, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“”Ballkani i hapur” si kusht për të hyr në BE apo mundësi që të kemi një ndryshim administrative të vijave kufitare në të ardhmen pasi të kemi bashkëjetuar më një ndryshim nga Ballkani I hapur kjo mbetet të shihet. Sepse kemi dy qëndrime të ndryshme të cilat po e përcaktojnë qëndrime ku nga apstenenca dhe qëndrimi kundër nga departamenti i Shteti Amerikan deri të mbështetja kjo po jep një hapësirë interesantë impulsive ku tani në drejtim të qeverive të Prishtine, Podgoricës dhe Sarajevës qëndron pika kryesore në takime nga DASH që të bashkohen në një iniciative të tillë politiko/ekonomik”, thotë Shala.

“Ndërsa në anën tjetër qëndron fakti determinues që një bashkim në një Ballkan të Hapur pa një pasqyre të qartë politike mbrapa saj që qëndron ku do na shpije kjo si proces politik në arenën ndërkombëtare, a do jemi në një situatë të re kushtetues/juridik siç ishte ish RSFJ-ja po tani me një ndryshim ku në vend të Kroacisë, kemi një Shqipëri e cila e zëvendëson atë”, shpjegon më tej eksperti Shala

Ai thotë se çdo propozim që vie drejt Ballkanit dhe nuk është nga Bashkimi Evropian, duhet të analizohet me kujdes, pasi mund të ndezën konflikte të reja në rajon.

“Duke ju referuar edhe “pengesës” tjetër që ka propozuar Presidenti francez ku ndër tjerash duhet që vendet e pa inkuadruara në BE, të hynë në një paradhomë e cila ka një qëllim që vendet mos të anëtarësohen si anëtare me të drejtat e plota në këtë mekanizëm dhe kështu gjithmonë të mbizotërojë një ndarje substanciale në mes anëtarëve të përhershëm dhe këtyre potencial që do të jenë pjesë e kësaj iniciative nga francezët. Pra çdo iniciativë, çdo propozim që vjen në drejtim të vendeve të Ballkanit dhe që nuk është propozimi konkret rruga për BE duhet të shikohet më një skepticizëm. sepse jep hapësirë dhe mundësi që brenda një procesit të gjatë të kemi interferime dhe ndikime ku në një periudhë afatgjatë gjërat mund të sjellën keq dhe ky rajon të mbetet në mes Ballkanit të Hapur me potencial të zhdukjes së kufijve shtetërorë ku do të kishim një federatë ballkanike dhe paradhomave franceze deri të pengimi / dështimi i përmbylljes se kapitujve për vendet potenciale për anëtare të BE-së”, deklaron Drizan Shala.

Më tej, ai thotë se Serbia ndjek politiken ekspansioniste, andaj synon shpërbërjen e shteteve fqinje.

“Dhe në gjithë këto lloje, Serbia do të ndjek politiken e saj ekspansioniste ku dëshira dhe sekreti i saj “publik” është shtrirja apo ma mirë të themi ri-kthimi i saj në kufijtë e ish RSFJ-së dhe kështu të kemi një botë serbe me elemente shqiptar si satifaksione politik të “shpërbërjes” së shteteve siç janë Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnja”.

Shala thotë se deklarata e Milo Gjukanoviqit, është mesazh i qartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pra Presidenti i Malit të Zi më të drejtë ka shqetësimin e tij në lidhje me një proces tejet të ndjeshëm që është mbrojtja e shtetit të Malit të Zi, që në fakt përmes kësaj deklarate po jep impakt dhe mesazh për vendet tjera të cilat mund të jenë pre e një politike të ashpër serbe në rajonin e Ballkanit. Niveli politik në Kosovë duhet të mendojë përtej zhvillimeve që është jetësimi i marrëveshjes ekonomike me vendet fqinje duke respektuar dhe mbrojtur sovranitetin e saj aq sa sponzorisuesi i shtetësisë do të na lejojë të bëjmë në politiken e jashtme të vendit”, thekson Shala.

“Mos dakordimi është si rezultat i mendimeve të ndryshme politike të cilat po japin veprime jo të mira në kohë, duke na shkaktuar regres politik institucional të mbrojtjes së sovranitetit të vendit”

Kujtojmë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e dyshimtë, e cila do të çojë në fund në zhdukjen e shteteve si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina e Maqedonia e Veriut.

“Është e diskutueshme. Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Kjo nuk na duhet. Na duhet anëtarësimi në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në BE, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Kjo përfundon me zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Gjukanoviq, duke shtuar se kjo do të çonte te gjenocide tjera në Ballkan.

Të fundit
Lajme të lidhura