8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Zgjedhjet në Veri/ Presidentja Osmani në takim me kryetarin e KQZ-së!

Dy ditë pasi kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë dhënë dorëheqje, kanë nisur lëvizjes e para të institucioneve përgjegjëse zgjedhore në vend.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

“Tema e diskutimit, Konsultim me Presidenten për Organizimin e Zgjedhjeve dhe mundësinë e shpalljes se tyre brenda 2-3 ditëve”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe. Srpska është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, konkretisht presidentit, Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

Më 5 nëntor, kjo parti ka njoftuar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës. Paralajmërimet për largim ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -