10.1 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Zgjedhjet e reja, Baraliu jep lajmin e keq për Listën Guxo dhe Alternativën

- Advertisement -

Sipas KQZ-së, 12 koalicione partiake u paraqitën për certifikim në afatin kohor prej 15 ditësh për të garuar në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 9 shkurt 2025. Por në këtë listë nuk ishte edhe koalicioni mes LVV-së, Listës Guxo dhe Alternativës. Këto tri parti vendosën të hyjnë në një listë të përbashkët.

- Advertisement -

Këtë rrethanë, ish-kryesuesi i KQZ-së, Mazllum Baraliu, e sheh si mungesë të fuqisë politike të dy subjekteve “Listës Guxo” dhe të “Alternativës”.

“Nuk kanë fuqi elektorale këto dy parti Lista Guxo dhe Aletrnativa nuk kanë pasur nga të ia mbajnë detyrimisht do të shkrihen…”, tha Baraliu.

- Advertisement -

Ministri i bujqësisë Faton Peci i cili vjen nga Lista Guxo, ditë më parë, bëri të ditur se po e shqyrton mundësinë për të kandiduar për pozitën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, në kuadër të LVV-së.

Në bazë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka disa ndryshime për listat e deputetëve dhe verifikimin ligjor të kandidatëve për deputetë.

Sipas monitoruesve të zgjedhjeve dhe punës së Kuvendit, këto ndryshime kozmetike. Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se të gjitha partitë një zëri ia përshtatën vetës këtë ligj.

- Advertisement -

“Po është për çudi pa debat pa konsultime pa zhurmë u miratua ligji për zgjedhje i cili iu shkon për shtati të gjitha partive…”, tha Baraliu per RTV21.

Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -