-3.1C
Pristina
27 Janar, 2021 - 20:44

Zgjatet orari i lëvizjes për ditën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Podujeva dhe Mitrovica e Veriut do të kenë dy orë më të tepër liri të lëvizjes në ditën kur do të zgjedhin kryetarin e tyre.

Në një përgjigje për klankosova.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se i është aprovuar kërkesa që të zgjatet orari i lëvizjes në këto dy komuna, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00.

KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika