-4.6 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 17:44

Zëvendësministri i Jashtëm: Diplomacinë kosovare e ka marrë “pusi” që kur udhëhiqej nga Hyseni, Hoxhaj dhe Pacolli

- Advertisement -

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Gani Dreshaj, ka reaguar pas zhvillimeve në diplomacinë kosovare lidhur me shkarkimin e disa diplomatëve nga ana e ushtrueses së detyrës së presidentit Vjosa Osmani.

Dreshaj tha se shumë familjarë të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës janë rehatuar në shërbimin diplomatik.

“Shumica e politikanëve të PDK-së e LDK-së kanë “diplomatë” në ambasada të ndryshme evropiane e botërore të cilët janë të emëruar pa kritere, pa përvojë dhe pa asnjë element përcaktues”.

Sipas numrit të MPJ-së diplomacinë kosovare e ka marrë “pusi” prej kohës kur ky sektor udhëhiqej nga Skender Hyseni, Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.

“Me fjalë të tjera, diplomacinë e ka “marrë pusi” në kohën kur drejtohej nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli. Askush mos të mendon se ne dhe kushdo mund të bëj mrekulli. Është koha që diplomacinë tonë ta fuqizojmë me njerëzit më të mirë që kemi, të çfarëdo partie qofshin”.

Reagimi i plotë:

Nuk dua ta arsyetoj, por as ta nënçmoj vendimin për emërimin e djalit të deputetit Shala si konsull në Pragë. Por, është absurde dhe jologjike që të kritikojnë diplomacinë njerëzit që e kanë fundosur diplomacinë kosovare ndër vite.

Shumica e politikanëve të PDK-së e LDK-së kanë “diplomatë” në ambasada të ndryshme evropiane e botërore të cilët janë të emëruar pa kritere, pa përvojë dhe pa asnjë element përcaktues.

Me fjalë të tjera, diplomacinë e ka “marrë pusi” në kohën kur drejtohej nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli.

Askush mos të mendon se ne dhe kushdo mund të bëj mrekulli. Është koha që diplomacinë tonë ta fuqizojmë me njerëzit më të mirë që kemi, të çfarëdo partie qofshin.

Të fundit

Të tjera nga rubrika