8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zelensky tregon se ku fle prej një viti, dhe parashikon: Putin do të vritet nga të vetët

- Advertisement -

Më 24 shkurt të vitit të kaluar, ishin të shumtë ata që venin baste se jeta e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të ishte e gjatë, dhe se forcat ruse që po i drejtoheshin Kievin nuk do ta kursenin.

- Advertisement -

Një vit më vonë, Zelensky jo vetëm që ka takuar praktikisht të gjithë liderët perëndimorë, por tashmë mund të parashikojë një skenar të ngjashëm por të kundërt për rivalin e tij me të njëjtin emër , presidentin rus Vladimir Putin.

“Do të vij me siguri një moment ku brishtësia e regjimit të Putin do të ndihet në Rusi. Grabitqarët do ta hanë grabitqarin. Do ta gjejnë mënyrën për ta vrarë, por më parë i duhet një motiv, ka deklaruar kreu i Kievit gjatë një dokumentari.

- Advertisement -

Po aty, Zelensky tregon për herë të parë gazetarit Dmytro Komarov, dhomën ku ka fjetur natë plot ankthe përgjatë gjithë këtij viti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -