23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Zelensky: Do ta çlirojmë Ukrainën Jugore, NATO jep paralajmërimin e radhës

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelenski u zotua të kthejë pjesët e pushtuara të Ukrainës jugore, ndërsa NATO paralajmëroi për një luftë të gjatë, kjo tregon për mundësinë e një Iufte të zgjatur që vjen në një kohë të sulmeve të intensifikuara nga forcat ruse në Ukrainën lindore.

Presidenti ukrainas është zotuar të rimarrë territorin e Ukrainës jugore të pushtuar nga forcat ruse.

Ai sot vizitoj rajonet e kontrolluara nga ushtria e tij në pjesët jugore të këtij shteti, ndërsa dha zotimin se do ti rikthej territoret e pushtuara nga ushtria e Kremlinit.

“Ne nuk do t’ia dorëzojmë jugun askujt,” tha Zelenski në një fjalim video pak pasi u kthye nga ajo pjesë e vendit.

Ai u zotua të kthejë “gjithçka që i përket Ukrainës”, shkruan AJB.

Thuajse e gjithë vija bregdetare e cila lidhë Ukrainën me Detin e Zi, tani më është e pushtuar nga forcat ruse.

Më 2014 rusët kishin pushtuar gadishullin e Krimesë, ndërsa që nga 24 shkurti kur edhe filloj agresioni rus mbi Ukrainën, ata kanë pushtuar shumicën e qyteteve bregdetare si, Marioupol, Berdyansk, Melitopol dhe Kherson.

- Advertisement -

Kujtojmë se luftimet më të ashpra momentalisht po zhvillohen në Ukrainën lindore, respektivisht në zonën e Donbasit.

E në luftë për të marrë kontrollin e këtij rajoni, qyteti Sveredonetck është bërë arenë e ashpër e dyluftimeve, raportohet se të dyja palët humbin mijëra ushtarë çdo ditë aty.

Të fundit
Lajme të lidhura