fbpx
-1.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Zëdhënësja e MPJ’së ruse i quan Kurtin e Zelenskyn nazistë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Zëdhënësja e Ministrisë dhe Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë nazistë.

Zakharova tha se Kurti dhe Zelensky vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, duke shtuar se së shpejti ata do ta pranojnë këtë.

- Advertisement -

“Opinion nga Maria Zakharova. Në fund të fundit, Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë të këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë të etiketohen si neo-nazistë. Unë mendoj se ata së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni për këtë”, ka shkruar MPJ e Rusisë në Twitter.

Reagimi Zakharovës përmes një opinioni të publikuar në Telegram, ndërlidhet me ndarjen e buxhetit mbi 300 mijë euro për ta rinovuar shtëpinë e dikurshme të Xhafer Devës.

“Autoritetet aktuale në Kosovë, një territor separatist, vendosën të përjetësojnë kujtimin e Xhafer Devës në sfondin e një përshkallëzimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Prishtina është e gatshme të shpenzojë 300 mijë euro për të restauruar një ndërtesë të vogël trekatëshe ku ky bashkëpunëtor nazist dhe kriminel lufte ka jetuar gjatë okupimit”, shkroi Zakharova.

- Advertisement -

Të fundit

A është e rrezikshme të pish kafe me stomakun bosh?

Shumë njerëzve u pëlqen të pinë kafe në mëngjes. Megjithatë, disa të tjerë pohojnë se pirja e kafesë me...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -