5.8 C
Pristina
E martë, 29 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Zbulohet varri i “Babagjyshit”

Në mbetjet e një kishe të lashtë në Turqi, është zbuluar varri i Shën Nikollës, nga i cili frymëzohet personazhi i famshëm i Krishtlindjeve, “Santa Claus”. Figura e shenjtë, që jetoi mes viteve 270 dhe 343 të erës sonë, njihet për fisnikërinë dhe ndihmën që u jepte të varfërve.

- Advertisement -

Mendohet se mbi themelet e një bazilike të lashtë, u ngrit kisha që do të mbronte varrin e shenjtorit. Nën dyshemenë prej guri dhe një mozaiku shumëngjyrësh, arkeologët zbuluan vendin ku pretedojnë se prehet Shën Nikolla. Zbulimi mbështetet në faktin se shenjtori jetoi dhe vdiq në Turqi. Ekipi kërkues njoftoi mediat vendase se po punohej me kujdes, për të hequr dyshemenë e kishës bizantine pa e dëmtuar atë.

“Kisha e parë u zhyt në ujë me ngritjen e nivelit të detit Mesdhe dhe disa shekuj më vonë, një kishë e re u ndërtua sipër. Për momentin, kemi arritur në mbetjet e kishës së parë dhe në dyshemenë në të cilën prehet Shën Nikolla”, ka thënë Osman Eravsar, Kreu i Bordit të Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore në Antalia.

Shën Nikolla, i cili është i famshëm për bamirësitë e tij, lindi në fshatin Patara nga prindër të pasur që vdiqën nga një epidemi dhe i lanë djalit të tyre një pasuri të madhe. Si një i krishterë i devotshëm, ai u dhuroi të gjitha pasuritë të varfërve.

- Advertisement -

Megjithatë, këto histori nuk janë paraqitur në dokumente, por janë trashëguar si rrëfime në popuj të ndryshëm, ndër shekuj. Mendohet se ai u u burgos nga perandori romak Diokleciani, në një kohë kur të krishterët persekutoheshin.

Shën Nikolla u popullarizua në Evropën e shekullit të 6-të si Babai i Krishtlindjeve, i cili u jepte fshehurazi dhurata fëmijëve të vegjël. Të dhënat tregojnë se peshkopi u varros në kishën e ndërtuar në emër të tij. Megjithatë, vendndodhja e saktë e varrit ka qenë gjithmonë një mister, deri më sot.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -