14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Zbulohet marrëveshja Paris-Athinë: “Franca futet në Iuftë në krah të Greqisë nëse suImohet nga Turqia”

Shtypi grek ka zbuluar detaje nga Marrëveshje e Bashkëpunimit Strategjik mes Francës dhe Greqisë të nënshkruar në vitin 2021 duke paralajmëruar turqit pas kërcënimeve për Iuftë gjatë ditëve të fundit.

Sipas mediave greke, marrëveshja parashikon që Franca të futet në Iuftë në krah të Greqisë në rast të një suImi nga Turqia ndaj tokës helenë.

- Advertisement -

Një fakt i tillë është pasqyruar me tituj të medhenj edhe në mediat turke, të cila akuzojnë Francën për ndërhyrje në marrëdhëniet mes dy shteteve

Milliyet”, shkruan se kështu Franca është duke ndezur edhe më tepër gjakrat në rajonin e Egjeut, ku tensioni është i lartë aktualisht.

Java e fundit ka qenë mjaft e tensionuar mes dy shteteve, ku pak më parë ministri turk Çavusoglu tha se “Greqia nuk duhej të kruhej shumë” duke paralajmëruar me Iuftë, ndërsa qeveria greke iu përgjigj dhe turqit kanë vetëm fjalë dhe se kërkojnë të manipulojnë historinë.

- Advertisement -

Dy shtetet kanë marrëdhënie të acaruara gjatë ditëve të fundit për shkak të ishujve përballë Turqisë, kërkimeve për naftë dhe gaz të kësaj të fundit, por edhe nisur nga kriza e brendshme e turqve në politikë dhe ekonomi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -