8.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Zbulohet identiteti i dillerit që u kap me 30 kg drogë në Malishevë, po kërkohej nga Interpoli për grabitje

- Advertisement -

Një person është arrestuar dje rreth orës 15:00 në fshatin Llozicë të Malishevës, pasi u kap me mbi 30 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është Armend Kastrati, 32-vjeçar, nga fshati Damanek i Malishevës.

Kastrati ishte në kërkim policor pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli për veprën penale ‘Grabitje’.

- Advertisement -

Pas arrestimit të tij, Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë  e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar 28 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Policia ka siguruar urdhër për kontroll nga organet e drejtësisë, me që rast është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Malishevës.  Gjatë kontrollit, policia në shtëpinë e të dyshuarit: A.K., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar tri çanta në të cilat kishte 28 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Pesha e përgjithshme e kësaj lënde është 30 kg e 330 gramë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka njoftuar mbrëmë se ka intervistuar të dyshuarin dhe ndaj tij ka iniciuar rastin ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge‘.

- Advertisement -

Pas përfundimit të procedurave, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -