10.3 C
Pristina
Friday, March 31, 2023

Zbulohet e vërteta e fotografisë së Hashim Thaçit me Adem Jasharin

- Advertisement -

Rekomandime

Ish-gjenerali i UÇK-së, Jakup Nura, ka rrëfyer për herë të parë historinë e fotos së ish-përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Nura tregon që ai vet e kishte shkrepur atë fotografi.

- Advertisement -

Në anën e djathtë është Hashimi.

Është në shkallët e shtëpisë së një oficeri në Tiranë. Foton ku është Ademi me Hashim e kam shkrepur unë.

E kam dëgjuar që kanë thënë se është fallc, por nuk është. E kam bërë unë. I ka gjymtyrët e gjatë.

- Advertisement -

Unë i kam fotografuar atë foto Thacit, se ai nuk e ka pasur. Në dhomë ku kemi banuar unë e Ademi e kemi bërë.

Është ruajtur ajo foto, e pastaj ua kemi dhënë. Cdo herë dikush del e thotë se nuk është. Por në dhomën ku kemi banuar unë e Ademi pas një katër muajve, bile këtu është në krevatin e Ademit.

Gjithmonë është dikush që kundërshton. Filloi si kundërshti politike.

- Advertisement -

Por pastaj njerëzit nuk deshën të pranonin diçka të tillë. Por faktet nuk mund t’i kundërshtojë askush”, tregoi ai në T7.

“Kapelat kanë qenë të Ushtrisë Shqiptare”, përfundoi Nura.

- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -

Të fundit