12.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Zbulohen dy taktika: Vetëm kështu Ukraina nuk do të suImohet më nga Rusia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë më shumë në mbrojtje të rendit liberal dhe mposhtjes së fashizmit sesa çdo udhëheqës që nga koha e kryeministrit britanik Winston Churchill në Luftën e Dytë Botërore. Burrat, gratë dhe fëmijët ukrainas kanë paguar një çmim shumë të lartë për këtë.

Në dallim nga shumë njerëz në Perëndim, që janë relativisht larg nga konflikti dhe kërcënimi ekzistencial, ukrainasit e kuptojnë shumë mirë koston e lirisë. Ndërsa administrata e presidentit amerikan Joe Biden është e unifikuar në mbështetje të ukrainasve në momentin që ata kanë më shumë nevojë se kurrë, e bënë këtë gjë me vonesë, duke vërtetuar disi batutën ironike të Churchillit: “Amerikanët bëjnë gjithmonë gjënë e duhur, por vetëm pasi në fillim kanë provuar gjithçka tjetër.”

- Advertisement -

Ukrainasit do të triumfojnë në këtë Iuftë, madje edhe nëse presidenti rus Vladimir Putin, mund të përdorë nga dëshpërimi armët bërthamore taktike. Për ta shmangur skenarin e fundit, shumë diplomatë perëndimorë mund të kërkojnë kompromis: ta lejojmë Rusinë të mbajë Krimenë apo disa pjesë të vetë-quajturave Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk, të grabitura gjatë agresionit të mëparshëm të Rusisë.

Por ky do të ishte një gabimi rëndë, pasi do të dërgonte mesazhin se agresioni ka pak kosto, dhe do të inkurajonte agresorët e ardhshëm që të angazhohen në të njëjtat taktika, siç po i përdor më butë Kina në Detin e Kinës Jugore, Azerbajxhani në Kaukaz apo Turqia përgjatë kufijve të saj në Mesdheun Lindor dhe Detin Egje.

Kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është real. Putini është produkt i Bashkimit Sovjetik, ndaj është e shumë rëndësishme të kuptohen ndikimet e tij. Pasi mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Polonisë, intelektuali dhe studiuesi Radek Sikorski de-klasifikoi skenarët sovjetikë që përfshinin përdorimin e armëve bërthamore në një luftë tokësore në Evropë.

- Advertisement -

Ato tregonin për turpin e Moskës, se udhëheqësit sovjetikë ishin të gatshëm të sakrifikonin polakët për të fituar. Putin ka të ngjarë që t’i konsiderojë ukrainasit rusisht-folës në Donetsk dhe Luhansk, si mish për top për të marshuar në territorin e ndotur nga rrezatimi radioaktiv, nëse ai do të përdorë armë bërthamore me rreze të kufizuar.

Përgjigja e saktë e Perëndimit ndaj një skenari të tillë, është që të mos i dorëzohemi frikës, dhe të vazhdojmë me strategjinë tonë parandaluese, si tani ashtu edhe në të ardhmen. Fakti që Bashkimi Sovjetik dhe pasardhësi i tij Rusia i kanë viktimizuar në mënyrë të përsëritur ukrainasit, vetëm e shton detyrimin për të vazhduar me këtë qasje.

Udhëheqësit sovjetikë vranë qëllimisht 4 milionë ukrainas gjatë Holodomorit, një gjenocid që i parapriu Holokaustit nazist. Fakti që presidenti amerikan George H.W Bush u përpoq më pas që t`u impononte ukrainasve të vazhdonin të ishin pjesë e të njëjtit shtet me torturuesit e tyre, mbetet një njollë e errët në trashëgiminë e presidentit të ndjerë.

- Advertisement -

Ndërkohë Perëndimi nuk mund të injorojë as faktin që përpara luftës aktuale, Rusia nkishte pushtuar pjesë të mëdha të territorit ukrainas. Fakti që Putini e bëri këtë pavarësisht marrëveshjeve të mëparshme, i jep çdo qeverie të ardhshme në Kiev të gjitha arsyet të ketë frikë nga premtimet e Moskës, por edhe Uashingtonit.

Ukraina e pasluftës do të kërkojë arkitekturë të re të sigurisë, në mënyrë që Kievi të mos ketë nevojë që ta vendosë kurrë sigurinë e tij në mirëbesimin e vendeve fqinjë dhe partnerëve. Ndërsa Ukraina nuk ishte deri në fillim të këtij viti një kandidate serioze për t’u anëtarësuar në NATO, pavarësisht akuzave të izolacionistëve amerikanë dhe apologjetëve të Rusisë, ajo duhet të bëhet tani pjesë e aleancës, madje në mënyrë të përshpejtuar.

Pasi sot Ukraina do të sillte në NATO më shumë aftësi dhe kontribute se sa shumë anëtarë të tjerë të NATO-s. Madje NATO mund të përdorë një pjesë të frymës së jashtëzakonshme luftarake që kanë demonstruar ukrainasit. Në stërvitjet e ndryshme, forcat e NATO-s mund të përdorin udhëzimet e oficerëve ukrainas që kanë tashmë shumë përvojë në betejë.

Përvojat e ushtarakëve në Ukrainë, duhet shndërrohen në udhëzime për trajtimin e oficerëve të ardhshëm të NATO-s, nga Calgary në Kharkiv dhe nga Oslo në Odessa. Pentagoni duhet të zhvendosë ekipet e veta luftarake jo vetëm në Poloni dhe Rumani, por edhe në Ukrainë.

Megjithatë as anëtarësimi në NATO i Ukrainës, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të penguar suImet e ardhshme të Rusisë. Tek e fundit, Putini ose pasardhësit e tij mund të synojnë që ta paralizojnë nga brenda aleancën e sigurisë, duke përdorur lidhjet e saj (dhe ndoshta nëpërmjet ryshfetit të drejtpërdrejtë) në shtete si Turqia, Mali i Zi dhe Kroacia.

Përkundrazi, është gjithashtu koha që ukrainasit të lejohen ta fuqizojnë veten e tyre. Kjo nënkupton një rishqyrtim të qasjes së Kievit ndaj armëve bërthamore. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara inkurajuan Ukrainën, së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin, që të heqin dorë nga armët e tyre bërthamore.

Siç e ka vënë në dukje opozitari rus dhe mjeshtri botëror i shahut Garry Kasparov, kjo lëvizje e fuqizoi shumë Rusinë në krahasim me shtetet e tjera ish-sovjetike, dhe tregon zbrazëtinë e ankesave të Kremlinit se Perëndimi e poshtëroi Rusinë pas rënies së BRSS.

Vetë Putini i dha fund premtimit të pas Luftës së Ftohtë, se Rusia do të qëndronte e vetme në krye të shumë shteteve ish-sovjetike, por nuk do t’i kërcënonte ato. Po ashtu ai shkeli angazhimet e Rusisë ndaj sovranitetit të Ukrainës të marra në Memorandumin e Budapestit. Perëndimi nuk duhet të lejojë që Moska ta na bëjë sërish budallenj. Qëllimi i Perëndimit duhet të jetë rivendosja e parandalimit bërthamor në Ukrainës, dhe vendosja e armëve bërthamore nën kontrollin e Ukrainës.

Kjo nuk do të rrezikonte ndonjë luftë bërthamore; Përkundrazi, mungesa e një mjeti të tillë parandalues nga ana e Ukrainës, është arsyeja pse kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia është bërë një shqetësim kaq i madh.

Ka ardhur koha për ta përshtatur strategjinë e dikurshme të parandalimit me botën në të cilën jetojmë, dhe jo me parametrat të cilat janë diskutuar dikur nga dëshira apo frika. Pas një gjenocidi të udhëhequr nga sovjetikët dhe dy luftërave të agresionit rus në Ukrainë, është koha t’i jepet kuptim shprehjes “kurrë më”. Edhe nëse kjo është në kurriz të praktikës së vjetër të mospërhapjes së armëve bërthamore.

Nga Michael Rubin “19 Forty Five”

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -