16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Zaimi i VV’së: Mësimdhënësit në Kosovë paguhen më mirë se në Shqipëri

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, thotë se mësuesit e Shqipërisë paguhen më pak se ata të Kosovës.

Sipas tij, në Shqipërini viti i ri shkollor nisi rregullisht, edhe pse siç thotë ai, mësimdhënësit atje kanë paga më të ulëta sesa mësimdhënësit në Kosovë.

- Advertisement -

“Edhe pse rrogën mësuesit e Shqipërisë e kanë më të ulët se ata të Kosovës, në Shqipëri sot nisi rregullisht shkolla. Edhe pse në Kosovë me ligjin e ri për paga koeficienti i pagës së mësuesve, sidomos atyre të ciklit të ulët e të mesëm, do të rritet ndjeshëm, pra rrogat e mësuesve në Kosovë do të rriten edhe më tej, as sot shkollat shqipe të Kosovës nuk punuan”, shkruan Zaimi.

Inflacion nuk ka vetëm në Kosovë”, thotë ai, ndërsa shton se “pjesa më e madhe e kërkesave të sindikatës së mësuesve janë plotësuar, përveç kërkesës për 100 euro shtesë mbi rrogë deri në rritjen e rrogave”.

“Kjo kërkesë u plotësua pjesërisht, duke u dhënë 50 euro shtesë, jo vetëm mësuesve por të gjithë punëtorëve në sektorët publikë. Kryeministri i Kosovës e tha qartë: kaq janë mundësitë buxhetore të Kosovës”, shkroi Zaimi.

- Advertisement -

Kërkesat e sindikatës së punëtorëve të arsimit, Zaimi i konsideron si shantazh ndaj shtetit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -