7 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Z. Lajçak, pse Sllovakia jote nuk po e krijon asocacionin për gjysmë milioni hungarezë që jetojnë aty

- Advertisement -

Nga: Arbër Zaimi

- Advertisement -

Hungarezët në Sllovaki janë rreth gjysmë milioni. Rreth 10% e popullsisë.

A mund të na e shpjegojë emisari i BE-së, Mirosllav Lajçaku, se pse me ligjin për gjuhën në Sllovaki detyrohet secili zyrtar në secilën komunë të dijë sllovakishten, pavarësisht etnisë së vet?

- Advertisement -

Dhe mbi të gjitha, a mund të na shpjegojë pse Sllovakia nuk pranon të krijohet i ashtuquajturi rajon i Komarnos, e cila do të bashkonte në një njësi territoriale minoritetin hungarez të Sllovakisë?

Pse kur Hungaria vendosi t’u jepte shtetësi të dytë hungarezëve të Sllovakisë, Sllovakia vendosi të nxirrte jashtë ligji të drejtën për dy shtetësi? Pse kur Hungaria vendosi të investojë para për blerjen e tokave bujqësore në vendet fqinjë, Sllovakia vendosi të ndalojë me ligj blerjen e tokave të saj nga shtetet e tjera?

Pse Sllovakia e z. Lajçak nuk u jep hungarezëve të Sllovakisë vende të rezervuara në parlament dhe shumicë të dyfishtë? Pse nuk ua njeh statusin e gjuhës zyrtare, si serbishtja në Kosovë? Ata janë më shumë në përqindje se serbët në Kosovë.

- Advertisement -

E pra, Sllovakia e Hungaria janë vende të BE-së dhe të NATO-s, dhe ja ku janë kur vjen puna te të drejtat e minoriteteve.

Zoti Lajçak mbase mendon se meqë Kosova është e vogël, mund t’i imponohet asaj gjithçka, qoftë edhe padrejtësia e quajtur Zajednicë. Mirëpo çkado që i imponohet tash Kosovës sonë, nesër do t’i imponohet edhe Sllovakisë së tij.

*Teksti është marrë nga pistimi i Zajmit në FB të tij. Titulli është i redaksisë. Është nxjerrë nga konteksti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -