3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Xhirimi i vitit 1937 ‘dëshmon udhëtimin në kohë’ derisa gruaja ‘flet në telefon’, thonë konspiracionistët

Derisa shumicës prej nesh ka shkuar mendja sikur ta kishim një makinë udhëtimi në kohë, jemi të logjikshëm sa kërkohet të dimë se udhëtimi në kohë nuk ekziston.

- Advertisement -

Epo, sipas një teorie që buron nga një video e vitit 1937, konspiracionistët mendojnë se tregon një grua duke folur në telefon mobil, shumë kohë para se të shpikeshin.

Për hatër të qartësisë, telefoni i parë mobil u shfaq në vitet 80-a, që i bie rreth 50 vite pasi kjo video ishte xhiruar.

- Advertisement -

Pamjet bardh e zi shfaqin një skenë të zënë me plot njerëz, derisa një grup grash zbresin nga shkallët.

Mirëpo, një grua dallohet jo vetëm pse nuk ka vënë shami në kokë, për dallim nga të tjerët, por sepse duket se flet në telefon mobil.

Sipas fanatikëve të teorive konspirative, gruaja po ashtu nuk është se veç po mban një telefon por ajo gjithashtu edhe po flet me të, gjë që ka nxitur disa njerëz të spekulojnë se është person që ka udhëtuar në kohë pasi pamjet u ripublikuan nga konspiracionistët në YouTube, “Alien Disclosure Group”.

- Advertisement -

Derisa nuk dihet nëse filmi është bërë njëmend, të njëjtit thonë se është nga viti 1937.

Shikuesit patën shumë për të thënë rreth “dëshmisë” se udhëtuesit në kohë ekzistojnë.

Njëri shkroi: “Nuk ka dyshim se ajo po flet, derisa zbret duke mbajtur një objekt të vogël në veshin e saj.

“Ne vetëm mund të hamendësojmë me kë po flet dhe në çka saktësisht po flet!”

Duke u pajtuar me teorinë e telefonit mobil, shikuesi i dytë shtoi: “Po, ti mund të shohësh në fakt se ajo po e mban një”.

Sidoqoftë, një shikues tjetër u duk se çrrënjosi teorinë se është telefon mobil sepse do të kishte qenë e pamundur të merrte sinjal në vitin 1937.

Ai shkroi: “Besoj se edhe sinjali i telefonit udhëtoi në kohë gjithashtu, pasi cili satelit po e transmetonte sinjalin… është një ‘Walkie Talkie’ që i përdornin në fabrikën ku punoi. Nga aty po dalin të gjitha vajzat”.

“Kurioze”, u pajtua një shikues tjetër para se të vinte në pikëpytje: “Hamendësoj me çfarë rrjeti është lidhur”./Nacionale

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -