fbpx
-1.7 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Xhaxhai i kukësianit: Nëse Kobra del nga burgu, do të reagojmë. Nuk janë larg

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave tjerë, lidhur me vrasjen që ndodhi të martën në Prizren, ku një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i plagosur në lokalin e natës “Kobra City”.

Visart Cengu u përcoll sot për në banesën e fundit në Kukës.

Ai kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit. Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve me familjen, prindërit dhe tre motrat, të hënën u nis për në Prizren me dy shokë për të konsumuar një darkë. Por mbrëmja në lokalin e natës “Kobra” në Prizren rezultoi fatale.

- Advertisement -

Dibran Hoxhaj pas një sherri në lokal dyshohet se e qëlloi duke e lënë të vdekur, i plagosur mbeti shoku i tij. Xhaxhai i viktimës, Besim Cengu në një intervistë rrëfen detaje të tjera të pathëna.

Ai ka një paralajmërim nëse autori i krimit, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” do të dalë nga qelia, sikur ka ndodhur më parë për krimet për të cilat është akuzuar.

Ai tha se nëse “Kobra” lirohet nga burgu do të reagojnë duke tregeguar se nuk janë në distancë të madhe mes veti.

“Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori unë jam stërnip“, tha ai.

- Advertisement -

Të fundit

Nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, s’e heq as pas insistimit të shpëtimtarëve

Turqia është goditur të hënën nga një tërmet shkatërrimtar që ka lënë mijëra të vdekur, mijëra të pastrehë dhe...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -