9.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Xhandarmëria serbe bastis shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së (VIDEO)

- Advertisement -

12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe. Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar njëri nga ish-ushtarët e UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

- Advertisement -

Sefedini tha se bastisja është kryer më 6 mars në orët e hershme të mëngjesit. Ai tha se bastisja është kryer me pretekstin e kërkimit të armëve.

“Bastisjet po bëhen për shkak të largimit të shqiptarëve nga Bujanoci”, u shpreh Sefedini.

- Advertisement -

Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.

Musliu ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndryshe, nga rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Preshevë dhe Bujanoc janë të kombësisë shqiptare, përderisa në Medvegjë ka më shumë serbë.

- Advertisement -

Bujanoci numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri, Presheva ka 59.024 banorë dhe 11.654 amvisëri, dhe Medvegja 8.459 banorë dhe 5899 amvisëri.

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se kjo komunë është në rritje, ku në krahasim me regjistrimin e fundit të rregulltë në vitin 2001, ku komuna ka pasur gjithsej 43.302 ndërsa është rritur për më shumë se 11.000 banorë.

/GazetaSinjali/



Foto e ballinës: Ilustrim

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -