3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Xhamitë në Prizren mbledhin shumën marramendëse të parave për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri

- Advertisement -

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren përmes një postimi në Facebook njofton se xhemati i Prizrenit kontribuoi me 93,286 euro për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Turqi dhe Siri.

- Advertisement -

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në emër të nëpunësve të saj, falënderon xhematin e Prizrenit, që kontribuan në sexhaden e shtruar në të gjitha xhamitë e Prizrenit më 10.02.2023, për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Turqi dhe Siri”, njofton Bashkësia Islame në Prizren.

“Shuma totale e mbledhur është 93.286.20€ (nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e 20/100)”, njofton BIK.

- Advertisement -

BIK ka publikuar listën me detaje për kontributin e xhematit të secilës xhami.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -