18.1 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Wisner i jep Kurtit një propozim interesant: Hiq dorë nga njohja prej Serbisë

Ish-përfaqësues special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka sugjeruar që Kosova të tërhiqet nga synimi për njohje nga Serbia.

- Advertisement -

Ai ka thënë se do të ishte më mirë që të ndërrohen qëllimet, pasi që Serbia nuk po jep sinjale që kjo gjë mund të ndodh.

“Aq i fuqishëm është ndikimi i historisë në politikën e Serbisë dhe kjo është pikërisht arsyeja se përse rekomandoj ta keni një cak tjetër dhe ky është modus vivendi. Keni jetuar pa njohje për disa vite tashmë. Disa vjet më parë, frikësohesha se nuk do të arrini të njiheshit nga Serbia dhe kjo edhe ndodhi. E as komuniteti ndërkombëtar nuk ka gjetur një rrugëzgjidhje. Kështu është politika e Serbisë. Por pikërisht për këtë arsye, ju rekomandoj që të synoni të tjera objektiva”, ka thënë Wisner në KTV.

Wisner ka thënë se Kurtin do ta pyeste nëse arritja e këtij qëllimi do të ishte i realizueshëm.

- Advertisement -

Ka thënë se e kupton Kurtin, por përballë gjërave të pamundura më mirë është të merret me gjëra reale.

“Unë tërësisht e pranoj atë lloj pikëvështrimi. Do të ishte pafundësisht e preferueshme që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe kjo gjë do të shënonte fundin.

Të dyja palët do të lëviznin para dhe të bëheshin anëtarë të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Kjo do të ishte shpresa ime e zjarrtë.

Por, pyetja që jua shtroj juve dhe do t’ia bëja edhe kryeministrit: A është një gjë e realizueshme?

A është e mundshme të fillosh nga zero dhe të arrish te 100-shi?

Apo mos është më mirë të provosh të ndërtosh, me kujdes, hap pas hapi dhe të merresh me gjëra reale që ndikojnë te jetesa e njerëzve.

Nuk besoj se njohja do të ishte kafshatë buke në gojën e ndonjërës palë as nuk do të ndërtonte një autostradë, as ndonjë hekurudhë apo nuk do të krijonte një mirëkuptim.

Këto gjëra mund të ndërtohen praktikisht, dhe po propozoj, sugjeroj, me gjithë respektin e plotë për pikëvështrimin e kryeministrit Kurti, unë po sugjeroj një qasje tjetër”, tha Wisner.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -